“Fati” i Woody Allen, regjisori 87-vjeçar, në Venecia me filmin “Coup de Chance”

5 Shtator 2023 | 18:17

Filmi i ri i Woody Allen, thrilleri në gjuhën frënge “Coup de Chance”, u shfaq premierë të hënën në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia. Filmi në fjalë, i financuar nga francezët, ishte megjithatë jashtë garës.

“Coup de Chance” flet për rolin e rëndësishëm që fati luan në jetët tona dhe në njëfarë mënyre tregon jetën e Allen, i cili thotë se ishte një njeri me fat, edhe pse në 3 dekadat e fundit u përndoq nga akuzat e paprovuara se kishte ngacmuar seksualisht vajzën e adoptuar.

 “Kam pasur shumë fat me aktivitetin tim kinematografik dhe gjatë jetës kam marr vlerësime të pamerituara, si dhe shumë vëmendje dhe respekt. Ndaj nuk kam asgjë përveç fatit të mirë, që shpresoj se do vazhdojë. Natyrisht, është herët këtë pasdite, kështu që…”,-tha regjisori Woody Allen.

Katër herë fituesi i çmimit “Oscar”, i margjinalizuar në Shtetet e Bashkuara pas skandalit seksual, tha gjithashtu se ishte gati të kthehej në Nju Jork për një tjetër film, “nëse dikush do të ishte mjaftueshëm i çmendur për ta financuar”.

“Coup de Chance” tregon jetën e Fanny dhe Jean, që janë një çift ideal, që jetojnë në një apartament të mrekullueshëm në lagjet e shtrenjta të Parisit e që duken të dashuruar si ditën e parë.

Por kur Fanny takon rastësisht Alain, një ish-shok i gjimnazit, situata përmbyset menjëherë. Ata fillojnë të shihen gjithnjë e më shpesh dhe të afrohen gjithnjë e më shumë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026