Mosha e tretë përballë krizës së “sigurimeve”, 230 mijë pensione të pjesshme

5 Shtator 2023 | 16:08

Në Shqipëri janë mbi 230 mijë individë që nuk përfitojnë pensione të plota. Pagesat e pjesshme po nxjerrin në pah një plagë të madhe sociale, që vjen nga mospagimi i sigurimeve shoqërore.

Më shumë se 231 mijë pensionistë nuk marrin pensione të plota në Shqipëri, për shkak se në historikun e tyre, nuk kanë plotësuar vitet e plota të punës. Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se masa e plotë e pensionit është e vështirë të përfitohet në pleqëri, për shkak të problemeve që lidhen me kontributet e munguara.

Në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme ishin sa 48% e totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie. Në vitin, 2021 ata përbënin nga 45% të numrit të përgjithshëm.

Në shifra, vitin e kaluar numëroheshin 231,730 individë që morën pagesa të pjesshme.

Numri i total i pensioneve të pleqërisë në vitin 2022 pësoi rritje vjetore me 4.6%, por ato me pensione të pjesshme u shtuan me 12%.

Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

Skema e sigurimeve shoqërore lejon që të gjithë personat të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë. Çka do të thotë se ata do të marrin pensionin për aq vite pune sa kanë investuar në skemë, por jo më pak se 15 vite gjithsej.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026