I përjashtuar nga kombëtarja, Gjermania rikthen kampionin e botës
Që prej përfundimit të Kupës së Botës, lista e lojtarëve të grumbulluar nga kombëtarja e Gjermanisë ishte një surprizë më vete. Trajneri Hansi Flick është paraqitur gjithmonë me ndryshime, ndërsa një i tillë rezulton edhe këtë fillim shtatori. Thomas Muller është thirrur tek panzerat 9 muaj pasi ishte përjashtuar nga trajneri, për shkak të performancës së tij të dobët.
Më 1 shtator, Gjermania publikoi listën e lojtarëve për dy përballjet ndaj Japonisë dhe Francës, por dëmtimi i sulmuesit Fullkrug bëri që Flick të thërriste Mullerin, por pavarësisht këtij fakti nuk i garantohet një vend në formacionin titullar. Këtë sezon të ri në Bundesligë, 33-vjecari është aktivizuar në të treja përballjet, duke konfirmuar besimin e Tuchel ndaj tij.
Lista e fundit e panzaerave shkaktoi polemika, ku një mungesë e madhe cilësohet dhe mesfushori Leon Goretzka. Ky i fundit po ashtu është i padëshiruar nga trajneri i kombëtares, duke bërë që ndaj këtij të fundit të shpërthejnë kritikat. Kujtojmë se që prej eliminimit në grup, në botërorin e Katarit, Gjermania ka shfaqur probleme edhe më të thella, madje ku është kërkuar largimi i trajnerit. Dy miqësoret e radhës pritet të jenë një tregues i qartë i gjendjes ku ndodhet skuadra.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjermania s’di të fitojë/ Italia mposht Anglinë, Spanja zbret në fushë ndaj Zvicrës
- Salah do qëndrojë në Angli, Liverpool refuzon 150 milionë paund
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë