U shua pas një jete të sukseshme, kush është nobelisti shqiptar Ferid Muradi

6 Shtator 2023 | 14:16

Ferid Muradi, mjeku farmakolog, studiues shqiptaro- amerikan, ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Shtete e Bashkuara të Amerikës në moshën 86 vjeçare.

Ai ishte fitues i çmimit nobel për mjekësi në vitin 1998 si një nga tre shpikësit e viagrës.

Ferid Murati ka lindur në vitin 1936 në SHBA, babai i tij ishte shqiptar  nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut dhe mamaja amerikane.

Ai ka jetuar dhe ushtruar karrierën e tij në SHBA, ku fillimisht e nisi si mjek i thjeshtë. U diplomua në vitin 1958 ndërsa më pas mori titullin doktor shkencash.

Në fillim të viteve të 70-ta Ferid Muradi filloi kërkimet mbi rolin e oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular dhe zbuloi se ai luan një rol thelbësor në relaksimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Medikamenti u patentua në vitin 1996, u aprovua për përdorim për çrregullime erektive nga Administrata për Ushqim dhe Medikamente më 27 mars të vitit 1998, duke u bërë pilula e parë që do të trajtonte çrregullimin erektiv në SHBA dhe u ofrua për shitje menjëherë gjatë të njëtit vit.

Ky zbulim çoi në zhvillimin e ilaçeve të reja për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare, dhe i siguroi atij Çmimin Nobel në vitin 1998.

Ferid Murati ishte martuar me një grua amerikane me të cilën pati 3 fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026