Italia pre e vandalëve, turistë të padisiplinuar dëmtojnë trashëgiminë kulturore
Përveç fitimeve që i vijnë nga sektori i turizmit, Italia përballet shpesh edhe me akte të padëshirueshme nga vizitorët.
Së fundmi, veprimi i një turisti që dëmtoi një nga kryeveprat e artit shkaktoi zemërim në Firence. Bëhet fjalë për një shtetas gjerman që hipi në statujën e Neptunit, në sheshin Sinjoria të qytetit të Rilindjes për të bërë një selfie dhe që pa dashje dëmtoi këmbën e një kali.
Kryebashkiaku i Firences reagoi duke deklaruar se dëmi i shkaktuar arrinte koston e 5 mijë eurove. Akti vandal u filmua nga kamerat e sigurisë turisti u denoncua dhe u detyrua të paguante një gjobë.
Por kjo nuk është hera e parë që trashëgimia kulturore dhe historike e Firences dëmtohet. Më 23 gusht, dy turistë, sërish shtetas gjermanë, vizatuan disa grafiti në korridorin Vasari, një godinë 460-vjeçare.
Ndërkohë, në Romë, veprimi i një turisti bullgar që gdhendi emrin e tij dhe atë të të dashurës së tij në muret mijëravjeçare të Koloseut shkaktoi reagime të ashpra. Turisti, me banim në Britaninë e Madhe, rrezikon deri në 15 mijë euro gjobë dhe një vit burg.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha