Performancë e kompozitorëve italianë në nder të shënjtërimit të Nënë Terezës
Në përvjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezës artistët nga Italia, të ansamblit “Bellini” dhanë një koncert instrumental në qytetin e Gjirokastrës. Në koncertin e shfaqur në teatrin “Zihni Sako” artdashësit ndoqën një program me nivel artistik, ku u interpretuan pjesë nga kompozitorët e mëdhenj dhe muzika e filmave të njohur italianë.
“Jemi shumë të lumtur të jemi këtu në Gjirokastër këtë mbrëmje për të prezantuar këtë koncert në turin që po organizon në Shqipëri ansambli i teatrit “Masimo Bellini” të Katanjës, të cilën vendosëm ta organizojmë në nderim të përvjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës që siç e dimë është shumë e dashur për shqiptarët”- tha Iva Palmieri, konsulle e Përgjithshme e Italisë në Vlorë.
“Duhet të them se këtu gjetëm një publik shumë të vëmendshëm dhe i cili kishte njohuri si për pjesët e ndryshme muzikore të filmave që interpretuam ashtu edhe për vetë këta filma. Mund të them se kur është një publik i nivelit të tillë të dhuron emocion dhe të nxit të interpretosh me dëshirë dhe virtuozitet. Kështu që mund të them se përjetuam emocione shumë të mëdha”- u shpreh Aldo Ferrente udhëheqës artistik.
Përgjatë sezonit të verës artistë dhe grupe të mirënjohura muzikore nga Italia kanë dhënë disa koncerte në Gjirokastër duke tërhequr edhe turistët italianë, të cilët në një numër të konsiderueshëm vizituan qytetin e gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trajneri serb Ivan Gvozdenoviç rinovon për 3 vite të tjera me Skënderbeun
- Dita e Nënë Terezës/ Pjesë e arkivës dorëshkrimi i fundit i shqip i shenjtores
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë