VIDEO| Momenti kur raketa ruse godet tregun e populluar me civilë në Ukrainë
Të paktën 16 persona janë vrarë në një sulm me raketa në qytetin ukrainas të Kostyantynivka.
Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili fajësoi Rusinë, tha se të vrarët ishin “njerëz tq pafajshëm që nuk bënë asgjë të keqe” – dhe paralajmëroi se numri i të vdekurve mund të rritet.
Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut, është afër vijës së frontit me Rusinë.
“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Zelensky. Autoritetet në Moskë ende nuk kanë komentuar mbi pretendimet për sulmin e civilëve në qytetin ukrainas.
Mes 16 të vdekurve është dhe një fëmijë, me të paktën 28 të tjerë që mendohet se janë plagosur.
“Të gjitha shërbimet janë duke punuar,” tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke shtuar se zjarri është vënë nën kontroll”.
Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin, kur raketat ruse godasin një rrugë të frekuentuar me njerëz të cilët blejnë ushqime në tezgat e hapura, por dhe të tjerë që onsumojnë kafe në lokalet aty pranë.
Në rrezen e sulmit nga raketat ruse ishte tregu, një dyqan dhe një farmaci.
Një hetim për sulmin ka nisur nga prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, në ndjekje të “procedurave penale për shkelje të ligjeve të luftës”.
“Prokurorët po marrin të gjitha masat e mundshme për të regjistruar krimet e luftës të kryera nga Federata Ruse,” njoftoi organi akuzës në Ukrianë.
Zyrtarët në Rusi nuk kanë marrë ende përgjegjësinë apo autorësinë e sulmit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës