Kush është Amanda Gorman, poetja që recitoi në ceremoninë e inagurimit të presidentit Biden

21 Janar 2021 | 12:10

Amanda Gorman është poetja më e re në historinë e Amerikës, e cila ka interpretuar gjatë ceremonisë së inagurimit të presidentit të ri, duke bërë thirrje për “unitet dhe bashkim” me poezinë e saj.

22-vjeçarja lexoi poezinë e saj “The Hill We Climb” (Kodra që ne ngjisim) përballë personaliteteve të pranishëm në ceremoninë në Washington D.C. si dhe përpara audiencës së gjerë globale që po ndiqte inagurimin.

“Kur vjen dita, ne pyesim veten se ku do ta gjejmë dritën në këtë hije të pafund”, ishte rreshti i parë i poezisë së saj, e cila pasohej nga vargje që i referoheshin sulmeve të Kapitolit të SHBA-së disa ditë më parë.

“Ne dëshmuan një forcë që mund të shkatërronte vendin tonë, në vend se ta ndanim atë me njëri-tjetrin”, deklaroi tha Gorman.  

“Dhe kjo përpjekje pothuajse pati sukses. Por ndërsa demokracia mund të vonohet periodikisht, ajo kurrë nuk mund të mposhtet përgjithmonë.”

Në poezinë e saj, Gorman e përshkroi veten si “një vajzë e dobët me ngjyrë, e ardhur nga skllevërit dhe e rritur nga një nënë e vetme [e cila] vetëm në ëndrra mund të mendojë të bëhet presidente, dhe më pas e gjen veten duke recituar poezitë e saj për një të tillë.

 

Lexoni gjithashtu:

Marrëdhëniet SHBA-Rusi, Kremlini: Do të varen nga Biden dhe ekipi i tij

Biden s’humbet kohë, sapo merr çelësat e Shtëpisë e Bardhë shfuqizon një sërë vendimesh të Trump

Evropa mirëpret Biden, liderët e BE-së të gatshëm për të bashkëpunuar me presidentin e ri të SHBA-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026