Familjarët e viktimave të 21 janarit, xhaxhai i Aleks Nikës: S’kërkojmë drejtësi nga qeveria, por nga drejtësia
“Ne s’kërkojmë drejtësi nga qeveria, por nga drejtësia shqiptare, jo nga kryeministri,” kështu u shpreh sot në homazhet e dhjetëvjetorit të vrasjes së katër protestuesve, xhaxhai i njërit prej tyre.
“Shumë segmente janë që po e zvarrisin çështjen, nuk është dëshira e kryeministrit dhe as e policisë. Drejtësia e re? Po përfundoi reforma e besojmë, në këtë gjendje është gjithmonë në favor të krimit,” – tha xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër protestuesve të vrarë.
Për të dhjetin vit kryeministri Edi Rama së bashku me familjarët e katër personave që mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011, zhvilluan homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me karafila të kuq në duar, kryeministri Rama dhe familjarët u drejtuan në pllakat e vendosura në bulevard në nder të Ziver Veizit, Faik Myrtaj, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.
Më herët, në një ceremoni të zhvilluar në kryeministri me familjarët, kreu i ekzekutivit kërkoi drejtësi për viktimat por tha, se drejtësia nuk mund të vijë nga qeveria.
“Qeveria nuk bën rolin e prokurorisë dhe as ministri i drejtësisë, as kryeministri nuk mund të ngrenë akuza penale për t’ia çuar gjykatës së partisë, është drejtësia që i bën të gjitha këto,” – tha Rama.
Me vendim qeverie, katër të vrarët u shpallen “Dëshmor të Atdheut”, e për këtë certifikatat iu dorëzuan familjarëve këtë 21 janar.
Ligji për statusin e dëshmorit të atdheut parashikon që familjarët e tyre të gëzojnë përkrahje të vecantë nga shteti.
Ato do të përfitojnë shpërblim financiar mujor që përcaktohet nga këshilli i ministrave, e për këtë në bazë të vendimit në vitit 2019, parashikohet që familjet e dëshmorëve të atdheut të përfitojnë 7 mijë lekë në muaj.
Lexoni gjithashtu:
“Drejtësia” për 21 janarin, nga dëmshpërblimet për familjarët tek shpresat për rihapjen e hetimeve
Katër viktimat e 21 janarit shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’, Rama: Të veprojë drejtësia
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin