Faktorët që rritën dhe ulën konsumin e energjisë këtë verë, sqaron eksperti
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli foli rreth faktorëve që kanë rritur dhe ulur konsumin e energjisë në verën e vitit 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania ai renditi 3 faktorë për secilin rast duke thënë se në këtë vit konsumi i energjisë është ulur.
Faktorët rritës të konsumit verë 2023:
- 28% më shumë turistë në krahasim me verën e vitit të kaluar
- Korriku i këtij viti, muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave në planet
- U rrit numri i kondicionerëve në familje, biznese dhe zyrat e shtetit
Faktorët ulës të konsumit verë 2023:
- U rrit numri i bizneseve me panele diellore
- U rrit numri i familjeve me panele diellore për ngrohjen e ujit
- U ulën humbjet jo-teknike nga punonjësit e OSHEE-së
Ndërsa sa i takon fashës 800 kë/orë, Çoçoli u shpreh se mund të mos vendoset përsëri në këtë vjeshtë.
“Nga maji qeveria e përmendi njëherë se mund të kemi rrezikun për rivendosjen e fashës, ndoshta e përmendi për të na nxitur. Edhe vitin e kaluar u kursye 11% dhe ai gogoli që na dukej fasha 800, dhe është realisht, për xhepin e familjeve tona, që mendohej se do vihej nga 1 tetori i 2022-shit, nuk u vu sepse u arrit të kursehej,” – u shpreh eksperti.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet