Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë brenda hotelit 10-vjeçari
Një djalë 10-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në hotelin Tiffany’s në Britaninë e Madhe.
Ai u gjet i pavetëdijshëm të dielën në mbrëmje dhe u dërgua menjëherë në spital. Por 10-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte lëndimeve të marra dhe ndërroi jetë ditën e enjte në spital, teksa kishte pranë familjen e tij.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat i mituri ra në kontakt me tensionin e lartë të energjisë elektrike.
Policia ka vijuar inspektimet për zbardhjen e ngajrjes, ndërkohë që dhe vetë Hotel Tiffany u mbyll vyllnetarisht dhe u vendos në dispozicion të hetuesve.
“Ne jemi të prekur nga lajmet që kemi marrë sot. Mendimet dhe lutjet tona mbeten me familjen në këtë kohë të vështirë. Siguria dhe komoditeti i mysafirëve tanë mbetet prioriteti numër një. Linjat tona telefonike mbeten të hapura”, tha stafi i hotelit në një komunikatë zyrtare.
Ata shtuan se do t’u ofrojnë autoriteteve përkatëse çdo ndihmë që u nevojitet për të kryer hetimet.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta