Digjitalizimi i kadastrave, të moshuarit në Berat hasin vështirësi me aplikimin

8 Shtator 2023 | 18:08

Mbyllja e sporteleve fizike në kadastra, detyroi qytetarët që çdo informacion apo dokument që u nevojitet, të aplikojnë online. Kërkesat për certifikata pronësie, shit-blerje pasurie, apo kartelë pasurie, tashmë kryehen përmes internetit.

Qëllimi, sipas kryeministrit Rama ishte shmangia e radhëve në pritje dhe lufta kundër korrupsionit.

Por edhe procesi i digjitalizmit të kadastrave ka krijuar probleme sa i përket qasjes së qytetarëve.

Në Berat, qytetarët që kërkojnë shërbime nga kadastra, hasin vështirësi për aplikimet online, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk dinë ta përdorin.

“Kemi hasur vetëm thjeshte pjesën e aplikimit online dhe për këtë shkak jemi detyruar të se është shumë i vështirë aplikimi me internet dhe kemi kaluat në një qendër interneti me pak lekë dhe i kemi mbyllur për te kadastra për aplikim për shtëpi”- shprehet qytetari.

“Në aplikimet tona ne kemi pasur problematikën më shumë të mënyrës së aplikimit sepse ne jemi të moshuar  dhe nuk arrijmë dot që të bëjmë aplikimin dhe s’kemi as telefona për të bërë një aplikim të tillë”- shton një tjetër.

Në sistemin FAST, qytetarët mund të marrin deri në 24 shërbime, por pagesa është sa dyfishi I faturës së përcaktuar për shërbimet. Gjatë muajve korrik dhe gusht, sistemi FAST-TRACK nuk funksionoi duke krijuar pakënaqësi edhe tek qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026