Abuzime me çmimet, Shkrihet Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, ngrihet Operatori

8 Shtator 2023 | 18:18

Qeveria shkrin Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara. Për të ndalur korrupsionin dhe abuzimet e bëra ndër vite, tashmë blerja e mallrave dhe shërbimeve në të gjithë zinxhirin e zyrave shtetërore do të bëhet nga një operator me kapital publik.

Tenderat e qeverisë dhe institucioneve të shtetit do firmosen në një zyrë. Kjo, pasi Agjencia e Blerjeve të Përqendruara po shkrihet për t’u rikonceptuar me procedura të reja për mënyrën se si do të kontrollohen dhe firmosen prokurimet publike.

Do të jetë Operatori i Blerjeve të Përqendruara, dhe do të veprojë jashtë juridiksionit të Ministrisë së Brendshme, me një drejtues që do të zgjidhet nga një Asamble e Përgjithshme, që përfaqësohet nga Ministria e Ekonomisë.

Ndryshimi në këtë strukturë vjen pas abuzimeve që janë bërë ndër vite me tenderat publike, që kanë shkaktuar dëme me vlerë miliona euro, dhe kur janë provuar nga drejtësia kanë çuar pas hekurave edhe zyrtarë të lartë e nëpunës të tjerë.

Mallrat dhe shërbimet që Operatori do të blejë apo kontraktojë janë në funksion të veprimtarisë së institucioneve, dhe kjo përkon me një listë të gjatë, që nis me blerjet e makinave, karburantit, veshjeve, ushqimeve e orendive dhe vazhdon më tej me sigurimin mjeteve e godinave, shërbimin e pastrimit, mirëmbajtjes, rikonstruksionin etj.

Zyrtarisht, Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të nisë punën në 1 janar 2024 dhe do të jetë me kapital shtetëror. 20 mln lekët e para do të transferohen nga fondi rezerve i buxhetit të shtetit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026