Akordi ambicioz i G20-s/ Trefishim i kapaciteteve për energjinë e rinovueshme
Vendet e grupimit G20 kanë shpallur një akord ambicioz që ka si qëllim trefishimin e kapaciteteve të tyre për prodhimin e energjisë së rinovueshme brenda 2030-s. Synimi është parashtruar në deklaratën finale të samitit.
Rritja dramatike e burimeve të energjisë së rinovueshme shihet si një mjet kyç për të arritur qëllimin ekologjik për të ndalur rritjen e temperaturave. India, si vend pritës i samitit të BE-së, i ka cilësuar çështjet ekologjike si prioritetin kryesor.
“Është kritike që ne të investojmë në karburante bio, që emetojnë më pak karbon. Ky është shtegu që duhet të ndjekim, shtegu i avancuar i gjeneratës së dytë të karburanteve bio dhe jo bio-karburantin e bazuar në korrjet që konkurrojnë me Tokën dhe që kanë një impakt më të fortë me emetimet”-tha Jane O’Malley, Këshilli Ndërkombëtar për Transportin e Pastër.
Në të njëjtën kohë, G20-a u gjend nën kritika për mos miratimin e një marrëveshjeje që do të ulte vartësinë e vendeve ndaj karburanteve fosile. Shkëputja nga faza e njohur si “qymyr/naftë” as që përmendet në deklaratën finale.
LEXONI GJITHASHTU:
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në