Banka Evropiane e Investimeve thirrje për t’u dhënë fund investimeve në energjinë e paripërtëritshme
Në mënyrë që të arrijë objektivat e vendosura për klimën, Evropës i duhet të shkëputet seriozisht nga mënyra e përdorimit, si në të shkuarën, e lëndëve djegëse fosile. Kështu thotë Presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve Werner Hoyer.
“Për ta thënë më butë, gazi ka mbaruar,” – tha Hoyer në një konferencë shtypi të mërkurën gjatë paraqitjeve vjetore të rezultateve të bankës.
Përdorimi i gazit natyror si mënyrë tranzicioni nga varësia në përdorimin e lëndëve djegëse fosile ka qenë i diskutueshëm në Evropë. Komisioni Evropian ka thënë në të shkuarën se për të ndihmuar në uljen e emetimeve të diogsidit të karbonit vendet që kanë varësi në përdorimin e qymyrit është i nevojshëm kalimi tranzitor në përdorimin e gazit.
Por Hoyer thotë se vendet anëtare të BE-së, të cilat tashmë e kanë kaluar peshën kryesore të industrive apo shërbimeve të mëdha te përdorimi i gazit, duhet që të shohin një alternativë tjetër.
“Në vend që të financohen asete, duhet të shkruajmë të ardhmen, duhet medoemos të investojmë në efektshmërinë energjetike, energjinë e rinovueshme, të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin,” – tha Hoyer në deklaratën e tij. Ai u bëri gjithashtu thirrje institucioneve financiare të bëjnë qasje të ngjashme dhe të dalin kundër projekteve të paqëndrueshme nga ana mjedisore.
Drejtori i bankës e konsideroi të më se të nevojshme “investimin masiv në ripërtëritjen e gjelbër”. Në këtë deklaratë të drejtorit të saj, Banka Evropiane e Investimeve duket se po kërkon të shndërrohet në një bankë “miqësore me çështjet klimaterike”.
Në fakt Udhërrëfyesi për Klimën, i publikuar në muajin nëntor nga banka, ka bërë me dije planin afatgjatë për të vënë në dispozicion 1 trilionë euro për projektet mjedisore dhe 50 për qind e këtij fondi do të shkojë në mbështetje të fushatave klimaterike deri në vitin 2030. Në këtë plan është bërë i qartë zotimi që prej janarit 2021 për të mos financuar më projekte që kanë për qendër lëndët djegëse fosile.
Sidoqoftë kritikat kanë vënë në diskutim mungesën e një udhëheqje nga banka të klientëve së saj drejt këtij fokusi të ri, gjë që do të ndihmonte më tepër arritjen e objektivave për klimën.
CEE Bankwatch, një nga rrjetet më të mëdha të shoqatave mjedisore që monitorojnë aspektet mjedisore thotë se banka nuk po tregon shumë transparencë. Ajo thotë se nuk ka pasur qëndrime të ngjashme në projekte të caktuara, sidomos në Ballkanin Perëndimor, ku në vende të listuara poshtë nga indeksi i Freedom House për lirinë dhe demokracinë, ka mbështetur ndërtimin e disa hidrocentraleve pa pasur projekte të detajuara për ndikimin në mjedis.
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi