Tërmeti| Maroku i rrafshuar, të mbijetuarit gërmojnë me duar. Qeveria nën presion
Pasojat e shkatërrimit po bëhen gjithnjë e më të dukshme edhe në fshatrat e largëta të Marokut. Me shumë komunitete të vogla të rrafshuara, të mbijetuarit po varrosin të afërmit ose po punojnë mes gërmadhave për të rikuperuar trupat. Në fshatin malor Imi Intala humbën jetën të paktën 70 persona.
Në tërësi tërmeti i së premtes, më i fuqishmi në Marok në më shumë se një shekull, vrau mbi 2.800 persona. Të mbijetuarit po kërkojnë ndihmë, pasi koha nuk pret.
“Ndihemi të braktisur, askush nuk ka ardhur të na ndihmojë. Shtëpitë tona u shembën dhe nuk kemi ku të shkojmë. Ku do të jetojnë gjithë këta njerëz?”, tha dëshpëruar një grua.
“Njerëzit që kanë ardhur për të gërmuar janë fshatarë, të rinj e të vjetër. Ata kanë ardhur edhe nga fshatrat e afërta për të ndihmuar dhe gërmojnë me vegla të vogla”, deklaroi një tjetër banor i zonës.
OKB është përpjekur të lehtësojë impaktin e katastrofës tek shtresa më e cënueshme, fëmijët. UNICEF vlerëson se rreth 100 mijë prej tyre janë prekur prej saj.
Sikurse në të gjitha tërmetet, lëkundjet që pasojnë kanë gjasa të vijojnë për javë të tëra, duke i vënë në rrezik të mëtejshëm komunitetet.
Ndërkohë, qeveria e Marokut ndodhet nën presion për të pranuar më shumë ndihma ndërkombëtare, teksa skuadrat vendase të shpëtimit janë të rraskapitura.
Deri tani vendi ka pranuar ndihmë nga vetëm 4 shtete: Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Por Shtetet e Bashkuara, Tunizia, Turqia, Tajvani dhe Franca, ish-fuqi koloniale e Marokut, janë mes vendeve të tjera që po ofrojnë mbështetje.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq