Kim mbërrin me trenin e blinduar në Rusi, çfarë pritet nga takimi me Putin

12 Shtator 2023 | 15:03

Lideri koreano-verior Kim Jong Un ka mbërritur në Rusi me trenin e blinduar të përdorur nga familjarët e tij prej dekadash.

Sipas Uashingtonit, synimi i vizitës së Kim është të arrijë një marrëveshje që do t’i mundësonte Rusisë municionet që i duhen për luftën në Ukrainë dhe Koresë së Veriut, në këmbim, ndihmë ekonomike dhe teknologji ushtarake.

Takimi mes Putin dhe Kim, sipas Kremlinit, do të zhvillohet në ditët e ardhshme. Dy liderët nuk janë takuar personalisht me njëri-tjetrin që prej vitit 2019.

Moskës i duhen armët koreane për t’i bërë kontrast fluksit të armatimeve të Perëndimit drejt Kievit, që së shpejti do të marrë edhe avionë “F-16”. Por sipas presidentit Putin, kjo nuk do të ndryshojë asgjë.

“A ka ndryshuar gjë deri tani? Anglezët i japin prej kohësh municione Kievit. A ka ndryshuar gjë në terren? Jo. Tani do t’i japin avionë “F-16”. A do të ndryshojë gjë kjo? Jo, thjesht do të zgjasë konfliktin”, tha Putin.

Pekini nuk ka qëndruar indiferent ndaj vizitës së Kim Jong Un jashtë vendit. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ka deklaruar se dy vendet duhet të thellojnë bashkëpunimin në shumë fusha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim

Irani tha të hënën se nuk janë planifikuar takime negociuese me Shtetet e Bashkuara në asnjë nivel në ditët në vijim, pasi Teherani mbetet i...
20:47 | 29/06/2026

Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka njoftuar se një 21-vjeçar është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, pas tërmeteve me magnitudë 7.2...
20:01 | 29/06/2026

Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer

Kryeministri britanik në largim, Keir Starmer, mund të jetë një nga kandidatët për postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s pas përfundimit të mandatit të...
19:54 | 29/06/2026