James Bond ”ndalet nga COVID-19”, premiera e filmit ”007” shtyhet për herë të tretë

22 Janar 2021 | 19:40

Premiera e filmit të ri të Xhejms Bond, “Nuk ka kohë për të vdekur” është shtyrë sërish për gjashtë muaj, pas shtyrjeve të mëparshme për shkak të krizës së krijuar nga Covid-19. Data e re për premierën e filmit “Frençaiz” u postua në llogarinë Twitter dhe do të vijë në ekranet dhe kinematë në mbarë botën pas datës 8 tetor 2021.

Filmi i njohur me protagonist Daniel Kreig do të dilte në fillimit të muajit Prill pas ndyrshimit të datës në fund të vitit të kaluar, për shkak të Pandemisë Covid-19.

Shoqata e Kinemave në Britaninë e Madhe u shpreh se vendimi për të shtyrë premierën e 007-s, është qartësisht një zhgënjim i madh, por nuk është surprizë duke marrë parasysh situatën delikate në Britani ashtu si edhe në mbarë globin.

Filmi i fundit i Xhejms Bond, i dalë në 2015-ën arriti të arkëtonte rreth 900 milionë dollarë. Filma të tjerë që janë shtyrë për shkak të pandemisë janë “Top Gun” dhe Vejusha e Zeze” nga Marvel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026