Nderohet Dhimitër Anagnosti, regjisori i njohur merr dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

23 Janar 2021 | 10:17

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, regjisorin dhe kineastin Dhimitër Anagnostin në 85-vjetorin e lindjes së regjisorit.

Kreu i Shtetit e vlerësoi kineastin me motivacionin për personalitetin gjenial dhe dominimin në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij në kinematografinë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit”.

Për Presidentin Meta, vepra e regjisorit Anagnosti është sot një frymëzim për të gjithë. Ndërsa vetë kineasti e konsideroi një ditë të veçantë dekorimin nga Presidenti.

“Sot është një ditë e veçantë për mua. Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit.

Vepra e kineastëve jeton në çdo brez. Falenderoj Presidentin e Republikës, z.Meta që më nderon me një titull të lartë”, u shpreh regjisori Anagnosti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026