Mbi 5.100 të vdekur në Libi| Vërshojnë ujërat në lindje, qindra banesa të rrafshuara

13 Shtator 2023 | 18:18

Mbi 5 mijë e 100 trupa të pajetë, viktima të përmbytjeve, janë rikuperuar në qytetin e Dernës, në Libi.

Skuadrat e vullnetarëve, si ajo e Gjysmëhënës së Kuqe, kanë punuar në garë me kohën që prej natës të së dielës, kur uji që vërshoi nga shembja e dy digave mbuloi qytetin lindor, duke rrafshuar disa qindra godina. Sipas shifrave zyrtare, të humburit janë rreth 9 mijë, por të dhënat janë provizore.

Pamjet satelitore tregojnë gjendjen përpara dhe pas përmbytjeve. Ato ndihmojnë të kuptohet fuqia e katastrofës, në qytetin ku jetojnë pak më shumë se 120 mijë banorë. Edhe ngjyra e detit ka ndryshuar.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, tragjedia ka lënë të paktën 30 mijë të zhvendosur, njerëz që janë braktisur në fatin e tyre nga një shtet i falimentuar, i gërryer nga një dekadë luftë civile dhe i ndarë në dy fraksione politike luftarake.

Rrjedhimisht janë vetë njerëzit përgjegjës për varrimin e viktimave, shumica e të cilave do të prehen në varre masive. Deri tani rezulton se më shumë se gjysma e trupave të rikuperuar në Derna nuk janë varrosur ende. 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035

Italia ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të energjisë bërthamore. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin kuadër që i hap rrugën qeverisë të hartojë...
22:39 | 04/06/2026

Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur

Zelensky përsëriti se Rusia nuk do ta pushtojë Donetskun dhe Ukraina do ta ruajë pavarësinë e saj “Ju i shtyni rregullisht, çdo disa muaj, afatet...
22:37 | 04/06/2026

Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes

Një armëpushim nuk është i nevojshëm për të filluar negociatat për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, tha presidenti rus Vladimir Putin. “Nuk ka nevojë...
22:36 | 04/06/2026