Cigaret elektronike rrezik për adoleshentët, Franca ndalon shitjen e tyre

14 Shtator 2023 | 17:44

Franca është vendosur të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme për shkak të rrezikut që ato paraqesin për mjedisin dhe shëndetin publik. Në një intervistë për mediat kryeministrja Élisabeth Borne tha se masa ishte pjesë e një plani të ri kundër duhanit që po hartohej nga qeveria.

Ai pritet të futet në fuqi deri në fund të vitit, thanë aktivistët. Disa vende të tjera në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Belgjikën dhe Irlandën, kanë njoftuar ndalime të ngjashme. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu thuhet se po shqyrton një të tillë.

Në një dyqan të thjeshtë një cigare elektronike kushton rreth 9 euro më pak se një pako me 20 cigare.

Ata supozohet të ofrojnë rreth 600 fryrje – ekuivalenti i përafërt i 40 cigareve. Por Akademia Kombëtare e Mjekësisë e Francës i përshkroi ato si një “kurth veçanërisht dinake për fëmijët dhe adoleshentët”.

Sipas kryeministres franceze, “ata krijojnë një refleks, një gjest, me të cilin fëmijët mësohen dhe më pas përfundojnë duke u tërhequr nga duhani”.

Aktivistët akuzojnë prodhuesit – shumë prej tyre me bazë në Kinë – se synojnë qëllimisht adoleshentët, duke përdorur ngjyra të ndezura dhe një sërë shijesh që të kujtojnë dyqanin e ëmbëlsirave, për shembull çokollatë dhe lajthi.

Aktivistët kanë theksuar gjithashtu dëmin ekologjik të shkaktuar nga cigaret elektronike të njëpërdorimshme. Në Mbretërinë e Bashkuar, një studim i vitit të kaluar zbuloi se më shumë se një milion pajisje të tilla  po hidheshin  çdo javë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026