Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, situata raportohet e rëndë

24 Janar 2021 | 14:18

Në Kosovë në orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë qytetarë të infektuar me Covid-19. Lajmi bëhet publik nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, cili shton se nga 1618 teste të kryera, 392 prej tyre rezuktojnë pozitivë.

Kosova që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot numëron 1456 humbje jete dhe mbi 58 mijë raste aktive me Covid-19. 

“Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679”, thuhet në njoftim.

 

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë.

Autoritetet theksojnë se numri i të infektuarve vijon të mbetet i lartë dhe kjo sipas tyre ka ardhur nga mosrespektimi i masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Në kohën kur Kosova pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 14 shkurt, IKSHPK-ja kërkon nga subjektet politike, që tubimet e tyre të bëhen sipas rregullave të diktuara me qëllim shkëputjen e zinxhirit infektues. 

“Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”,  thuhet në apel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026