Kolegji Zgjedhor rrëzon KAS, PD-së i jepen 2 anëtarë të KZAZ-ve në Kukës

15 Shtator 2023 | 10:05

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve si dhe të kryekomisionerit Celibashi, të cilët njohën Partinë e Lirisë si forcën e parë të opozitës, duke i dhënë 2 komisionerë të KZAZ-ve për zgjedhjet në Kukës.

Kolegji Zgjedhor me vendimin e sotën njeh Partinë Demokratike zyrtare si forcën më të madhe të opozitës duke i dhënë të drejtën për të propozuar 2 anëtarë në KZAZ.

Ndërkohë që Partisë së Lirisë iu dha e drejta për vetëm 1 anëtarë në KZAZ.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në Kukës do të marrin pjesë partia Socialiste e Shqipërisë dhe koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërkohë që PD zyrtare nuk caktoi kandidat për të garuar.

Në pamundësi për të gëzuar ligjërisht vulën dhe logon e Partisë Demokratike, koalicioni Bashkë Fitojmë u riaktivizua sërish, duke depozituar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në garën e Kukësit.

Me herët grupi i Rithemelimit ankimoi vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të regjistruar si subjekt zgjedhor Partinë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, duke kërkuar regjistrimin e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha. por KAS në vendimin e tij njohu Lulzim Bashën si kryetarin e Partisë Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026