Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi kërkesë Kryetares së Kuvendit
Gazment Bardhi i është drejtuar sot me një shkesë Kryetarës së Kuvendit për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Ai ka kërkuar lehtësimin e Kryetares së Kuvendit për të ndërtuar një proces dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës.
“Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD.
Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD, me lehtësimin e Kryetares së Kuvendit, duke propozuar dhe përcaktuar bashkërisht një procedurë transparente që mundëson gjetjen e konsensusit, duke mirëpërcaktuar rolin e grupit parlamentar të PS dhe rolin e grupit parlamentar të PD në këtë proces të rëndësishëm.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta