Çiftelinë tani e duan më pak, veglat muzikore folklorike shqiptare s’kërkohen më si dikur
Çdo ditë, Mehdi Kryeziu nga Lipjani në Kosovë, del në një nga sheshet e Prishtinës për të shitur instrumentet muzikore, të cilat i krijon vetë.
“Se i dua, se kur isha i vogël, 3 vjeç, ma ka blerë babai një [çifteli]. Pastaj dalëngadalë u mësova të luaj, kur isha çoban me dele. Pas një kohe kur i bëra 12 ose 13 vjeç, i thash babai kush e ka bërë këtlë, e ka bërë njeriu? Po më tha, njëfar Beqir Prelezi i Ferizajt. E prej atij më tha e kam blerë. E nga ajo kohë kam filluar t’i krijoj, e deri më tash dhe i shes e kështu nga-pak ushqehem prej tyre,” – tha Mehdi Kryeziu.
Por kohët kanë ndryshuar. Tani pak kush dëshiron të blejë çifteli.
“Tani shumë pak. Kjo pandemia po na pengon në shitje e çdo gjë. Nuk po mund të dalim përditë edhe ashtu po shkon puna pak më lëmsh sepse përpara më mirë ishte,” – thotë Kryeziu.
Ardhja e diasporës së madhe kosovare, viteve të kaluara, e ngjallte tërë vendin e mes të tjerëve sillte më shumë shitje edhe për Mehdiun.
“Para pandemisë më mirë ishte sesa tani. Pak më mirë sepse vinin edhe këta nga jashtë e ata janë më kurbetçi dhe atyre më shumë iu pëlqen kjo vegël e ky zanat. E këtu jemi lodhë tani, s’ka rroga, s’ka pare, skamje, skamje e madhe,” – thotë më tej Mehdiu.
Varfërinë që ka pllakosur vendin, Mehdiu e ilustron me një rast që thotë se i ndodhi një ditë më parë.
“Dje i ka ndodhur një njeriu, ka ardhur dhe i ka rënë sharkisë edhe gati sa qau. Me shpirt ai qau sepse s’kam para më tha sepse qejf kam shumë ta marr, s’ia mbërrinte. Kjo ka punë shumë, për ta bërë vegël muzikore,” – vijoi më tej tregtari i instrumenteve muzikore.
Çmimet me të cilat Mehdiu i shet veglat tradicionale muzikore, megjithatë nuk janë të lira për standardin kosovar.
“Sharkijat i kam nga 200 euro deri në 350. Çiftelia i kam nga 15 euro deri në 80 ose 90 euro, varet se si mund t’i shes. Çiftelitë i kam të mira,” – tha Mehdiu.
Edhe pse familja e tij e ka në traditë punën me veglat muzikore folklorike, tashmë të rinjtë nuk kanë edhe aq interesim.
“Jo familja ime, gjyshi i ka rënë, babai ka kënduar e s’i ka rënë e unë i bie e këndoj nga pak, por tani më pak por tani populli ka zënë të harrojë sepse këta të rinjtë nuk po duan fort,” – u shpreh tregtari.
Kështu, Mehdiu e mbylli edhe një ditë tjetër pa shitur asnjë nga veglat muzikore, me shpresë që vitit që vjen, nuk do t’i ndërrohen vetëm numrat.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal