Vazhdon të zhgënjejë Skënderbeu, Vllaznia barazon me Kastriotin dhe Kukësi arrin fitoren e dytë radhazi
Skënderbeu vazhdon serinë e zhgënjimeve dhe këtë radhë në shtëpi përballë një rivali direkt si Apolonia, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1. Të dy golat u shënuan me 11-metërsha, teksa Meksi zhbllokoi sfidën në minutën e 52-të, ndërkohë që Gjata vendosi baraspeshën po nga pika e bardhë e penalltisë.
Skënderbeu kishte plot 10 vite që nuk zhgënjente në shtëpi ndaj Apolonisë duke treguar sërish periudhën e keqe që po kalon skuadra juglindore
Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit. Një hap fals ky pas ecurisë pozitive me 3 fitore radhazi. Ky ishte barazimi i tretë në kampionat për Vllazninë, ndërkohë që në krahun tjetër, krutanët e Ndreut u rikthyen te rezultatet pozitive pas 2 humbjesh radhazi.
Kukësi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Kategorinë Superiore. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Bylisi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e parafundit.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta