Si u grabit nafta shqiptare

16 Shtator 2023 | 19:44

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua zbulimi i naftës në Shpirag, por u bë dhe një kronologji e problematikave që ka hasur vendi ynë në lidhje koncesionet e naftës.

Entuziastë dhe mosbesues! Të tillë janë njerëzit sot, teksa në horizont, për grupin e parë shfaqen planet e një lokomotive që transporoton parreshtur naftën që del nga Shpiragu, ndërsa për grupin e dytë treni është aty, por i mungojnë shinat.

“Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarë është bërë sinonim i fjalës vjedhje….. Faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze. Kanë qenë praktikisht dorëzim total i sovranitetit dhe i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vetë në këtë pasuri”, tha kryeministri Rama në deklaratën e tij për shtyp kur prezantoi zbulimin e rezervatit të naftës në Shpirag.

Ndërkohë që ekonomisti Pano Soko tha se sot Shqipëria fiton sot vetëm taksa nga nafta, ndërkohë që duhet të përfitonte shumë më tepër, përfshirë uljen e çmimit për qytetarët shqiptarë.

“Nëse ne sot jemi katandisur që të përfitojmë vetëm rentën minerare, kjo është këmbana e alarmit që na zgjon për të gjithë atë që ka ndodhur në të gjithë pjesën tjetër të zinxhirit të industrisë së naftës. Të përfitosh taksa nga nafta është si të kesh një kompjuter dhe ta përdorësh si makinë llogaritëse. Ne nga nafta do të duhet të përfitonim shumë më tepër. Do të duhet të përfitonin qytetarët shqiptarë, naftë më të lirë ne pikat e karburantit”, tha Soko.

Kontrata e plotë që ka lidhur qeveria me kompaninë Shell, ndryshon nga kontratat koncesionare të lidhura ndër vite për shfrytëzimin e naftës. Deri më sot, kompanitë që kanë operuar në tregun shqiptar përgjatë 3 dekadave të fundit, si ato që kanë dalë nga tregu, ashtu edhe ato që vazhdojnë të nxjerrin e të shesin naftë, kanë futur në arkën e shtetit vetëm 1 të 10-tën e parave që arkëtojnë. E me sasinë që ka dalë dhe cilësinë që mbart, nafta shqiptare nuk i ka dhënë pothuajse asgjë ekonomisë.

“Kontrata e Shellit aktualisht është kontratë kërkimi, e cila ka brenda dhe pjesën e zhvillimit”, tha Soko.

Ndërkohë që eksperti për menaxhimin e energjisë, Stavri Dhima, u shpreh: “Kontratat, prandaj quhen marrëveshje. Janë njëfarë kompromisi ku të garantohet parimi ëin-ëin që të fitojnë të dy palët, sepse nuk mund të fitojë kompania dhe të humbasë shteti dhe nuk mund të fitojë shteti e të humbasë kompania. Sigurisht me kalimin e viteve, kontratat e shtetit me kompanitë janë përmirësuar ndjeshëm”.

Pas vitit 2015, qeveria kërkoi të vendosej rregull, ku të paguhet tatim që në fuçinë e parë që do të shitet. Pra, përveç rentës minerare që paguhet në masën 10%, cilado kompani që shfrytëzon naftën tonë, do të pagujë bonuse, mbi bazën e sasisë që prodhon. Dhe nëse Shell, do të fillojë të shesë, edhe shpërblimet do të vijnë.

“Kemi bonusin e prodhimit që është 250 mijë dollarë me prodhimin e fuçisë së parë; 750 mijë dollarë kur prodhimi arrin 15 mijë fuçi; 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë, ndërkohë që janë dhe të gjitha bonuset e tjera. Ajo çka është më e rëndësishmja për qeverinë, është granti i faktorit R që do të aplikohet nga fillimi i kësaj kontrate”, deklaroi ministrja Belinda Balluku kur u bë prezantimi i zbulimit të rezervuarit të naftës në Shpirag.

“Në rast se Shelli vendos të investojë në Shpirag, që në momentin e parë të nxjerrjes së çdo kilogrami naftë që do të shitet, SHELLI do të paguajë 10% rentë minerare. Për tatim-fitimin do të pritet për rikuperimin e kostove dhe më pas përfitimin që do të ketë kompoania pasi të jenë rikuperua të gjitha kostot, SHELLI do taksohet 50% tatim-fitimi”, tha Soko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026