Kur do fitojë Shqipëria nga nafta?
Zbulimi i naftës në Shpirag po cilësohet nga qeveria si zbulimi i cili do të ndryshojë të ardhmen e Shqipërisë, por kur do të fillojë vërtet vendi ynë të nxjerrë fitime prej saj?
Pikërisht për këtë u diskutua këtë të shtunë në emisionin “Money”, në Euronews Albania.
Nafta sot është në luftë me kohën. Përdorimi dhe vlera do të ulen gradualisht, me politikat konservatore ndaj saj.
“Ekziston një mundësi që në një kohë më të vonë, në sheshin e pusit Shpirag-5 të shpohen puse të tjerë (deri në katër puse). Shpimi i puseve shtesë në të njëjtin shesh varet nga rezultatet e testit të vlerësimit. Gjithsesi, nëse në sheshin e Shpirag-5 do të shpohen puse shtesë, kjo do të ndodhë disa vite pas shpimit të pusit të parë”.
Ky vlerësim i bërë në vitin 2019, tregon se faza e testimit ka mbërritur, por përtej saj, aty flitet edhe për vite të tjera shtesë me investime dhe vendimmarrje të njëpasnjëshme.
“Raporti i radhës do konkretizojë, (ne dimë që është naftë e lehtë dhe me cilësi). Do të konfirmohet qëndrueshmëria, ku do të krijohet përfundimisht një ide shumë e qartë për përmasat dhe sasitë e mundshme të naftës dhe gazit. Për t’u vënë në shfrytëzim do të bëhet konturimi dhe numri i nevojshëm i puseve, që të bëhet shfrytëzimi racional me 8 deri në 15 puse, sikurse është thënë”,-tha Stavri Dhima ekspert për menaxhimin e energjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta