Atentati terrorist me 32 viktima në Bruksel, Belgjika dënon autorët

16 Shtator 2023 | 19:18

Gjykata Speciale në Bruksel dënoi 8 të dyshuar për sulmet terroriste të 2016-s në kryeqytetin belg, që lanë 32 persona të vdekur.

Një prej autorëve të sulmeve, Salah Abdeslam, u cili mbushi 34 vjeç ditën e premte, u dënua me 20 vjet burg.

Abdeslam, i mbijetuari i vetëm i grupit të zjarrit që sulmoi Parisin më 13 nëntor të 2015-s duke vrarë 130 persona, është shtetas francez i rritur në Bruksel.

Në qershor të 2022-shit, ai u dënua me burgim të përjtshëm nga një gjykatë franceze për rolin e tij në sulmet terroriste.

Krahas tij, mes të pandehurve ishte Mohamed Abrini, i cili kishte shoqëruar dy xhihadistë që e hodhën veten në erë në aeroportin Zaventem.

Një tjetër person, i konsideruar nga hetuesit si i dërguar i Shtetit Islamik e që udhëhoqi celulën xhihadiste, u gjykua në mungesë pasi besohet se ka vdekur në Siri në 2017-n.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërkoi kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një telefonate, të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani, raportoi Axios të...
20:26 | 14/07/2026

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026