Certifikimi i kandidatëve, rrugët ligjore që mund të ndjekin partitë si LVV, AAK dhe NISMA
Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma Socialdemokrate, dorëzuan ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
Ata këtë e bënë brenda 24 orësh. Por cila është rruga ligjore që ato duhet të ndjekin.
“Ata kanë të drejtë të fillojnë procesin e ankimimit dhe procesi i ankimimit shkon nga PZAP dhe nëse të njëjtit nuk janë të kënaqur edhe me vendimin që do ta marrë PZAP-ja, atëherë e kanë edhe një shkallë që është Gjykata Supreme”, tha Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
PZAP-ja ka afat 72 orë që të marrë vendim, i cili nëse është negativ për subjektet politike, ato kanë edhe një mundësi.
“Normalisht që Gjykata Supreme në afate të shkurtuara kohore vendos mbi atë që është kërkuar prej saj”, u shpreh Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Gjykata Supreme ka kohë tri ditë që të vendosë në lidhje me rastet. Heqjen e kandidatëve nga listat si kandidatë që kanë rënë ndesh me ligjin, juristët e vlerësojnë si zbatim të vendimit të Kushtetueses.
“Njoftimin e KQZ-së ndaj partive politike me këtë numër prej 47 kandidatëve për deputetë të cilët bihen ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shohim vetëm si zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe krejt kjo që tani rrjedhë nga ky vendim është përkatësisht derivat i këtij procesi”, tha zoti Zekaj.
Listat me kandidatë për deputetë të Vetëvendosjes, AAK-së e Nismës nuk u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sepse ato refuzuan t’i largojnë ata emra, që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, janë të dënuar në tri vitet e fundit.
Lexoni gjithashtu:
Lista e kandidatëve të AAK në zgjedhje, Teuta Haxhiu paralajmëron ankimim në instancat më të larta
Si do të ndikojnë ngjarjet në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit? Flet kandidati i LDK
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni