Sot nis censi| Thirrja e fortë e Kishës Katolike: Mos refuzoni të tregoni besimin

18 Shtator 2023 | 10:12

Sot nis Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, ndërsa të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët përmban 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë. “Etniciteti, Gjuha, feja”, janë tre pyetjet e vetme të formularit që nuk janë të detyrueshme për t’u përgjigjur

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra i është drejtuar me një mesazh besimtarëve katolikë në prag të nisjes së regjistrimit të popullsisë.

“Ne ju inkurajojmë që ta kryeni detyrën tuaj si qytetarë të vendit ndaj Institucioneve duke iu përgjigjur pyetësorit. Gjithashtu, duam të tërheqim vëmendjen tuaj ndaj pyetjeve rreth besimit fetar dhe fesë, të cilat mbajnë përkatësisht nr. 168 dhe nr. 169 të pyetësorit brenda Modulit I me titull Informacion individual.

Detyrimi i përgjithshëm për t’u përgjigjur rreth atyre pyetjeve ka edhe opsionin: “Unë preferoj të mos përgjigjem”, pasi është një e drejtë e secilit. Ne si ipeshkvij jemi të bindur se një besimtar njihet nga frytet e jetës së tij dhe jo vetëm nga një pohim rreth përkatësisë së tij fetare. Megjithatë, pa dashur të cenojmë aspak lirinë e askujt, ne i ftojmë ngrohtësisht besimtarët katolikë, të cilët janë të bindur vërtetë se i përkasin këtij besimi dhe duan t’ju përgjigjen pyetjeve që:

Për pyetjen 168 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

A praktikon ose i përket një feje ose një besimi të caktuar? Të shënoni “Po”.

Për pyetjen 169 (Moduli I – Informacion individual) ku shkruhet:

Cila është feja që ndjek ose i përket? Të shënoni “I krishterë – katolik”, thuhet në mesazhin e përcjellë nga kisha katolike.

Edhe Komuniteti Mysliman shqiptar dhe Kisha Ortodokse po ashtu kanë bërë apel që të deklarohet përkatësia fetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026