Rusia kërkon nga Gjykata Botërore ta hedhë poshtë rastin për gjenocid

18 Shtator 2023 | 14:25

Rusia i kërkoi gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë që të hedhë poshtë atë që e cilësoi si “rast të pashpresë” që sfidon argumentin e Moskës që ka thënë se pushtimi i saj i Ukrainës u krye për të parandaluar gjenocidin.

Këtë kërkesë Rusia e bëri në nisje të seancës dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që njihet edhe si Gjykata Botërore.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e aksionit ushtarak të Rusisë. Ekspertët kanë thënë se nëse do të merret vendim në favor të Kievit, ai nuk do të ndalte luftën, por në të ardhmen mund të ketë ndikim gjatë pagesave për reparacione.

Ukraina e ka ngritur këtë rast në gjykatë disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022. Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi mund të justifikohet me ndalimin e një gjenocidi, që pretendon se po ndodh në lindje të Ukrainës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026