Kombi i çiklistëve/ Si Holanda e riprojektoi veten si një vend për biçikletat
Çiklistët ia kaluan numrit të banorëve në Amsterdam dhe tani janë në fokus të një plani bashkiak. Këtë verë bashkia mbylli një nga arteriet kryesore rrugore për makinat në kuadër të një eksperimenti që ka shkaktuar zemërim dhe ka përçarë banorët.
“Për mua eksperimenti ishte shumë pozitiv. Këtu jetohet shumë mirë, por mund të dëgjoni edhe se sa i zhurmshëm është qyteti. Sot nuk është keq, por ka ditë kur është shumë më keq”- u shpreh një burrë.
“Çiklistët kanë një prioritet në Amsterdam, ndaj mendoj se për ne që kemi makina është e vështirë kur na duhet t’i përdorim”-tha një grua.
Për bashkinë, reduktimi i trafikut rrugor është prioritet. Prej 2019-s, Këshilli Bashkiak ka mbyllur sa më shumë pika parkimi në qendër të qytetit dhe tani ka nisur të luftojë me një armik të ri: hapësirën:
“Ne po luftojmë për hapësira në Amsterdam. Nuk kemi mjaftueshëm hapësirë për këdo që do të shkojë nga pika A tek ajo B, ndaj dhe duhet të krijojmë më shumë hapësira për çiklistët dhe këmbësorët. Makinat zënë shumë hapësirë, ndaj dhe po përpiqemi ta reduktojmë trafikun e tyre”-theksoi Melanie Ter Horst, nënkryetare e Bashkisë së Amsterdamit.
Mes hapësirave janë edhe ato për parkimin e biçikletave.
“Një tjetër problem që qytetet e tjera mund të mos e kenë është se ku do parkohen këto biçikleta. Në fillim mund të parkoheshin kudo, por kjo ka shkaktuar probleme për shkak të numrit të lartët. Për këtë arsye po krijojmë parkingje nëntokësore”- shtoi Melanie Ter Horst.
Shembulli i fundit është ky parking nënujor, me hapësirë për 7 mijë biçikleta. Ai ndodhet pranë Stacionit Qendror të Amsterdamit, ku rreth 200 mijë udhëtarë lëvizin çdo ditë me tren, tram, autobus dhe metro, ndërsa gjysma e tyre me biçikletë. Qyteti shpreson që problemi më hapësirat të zgjidhet sa më shpejt.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset