Baton Haxhiu: Kurti mashtrues, më vjen keq për kryeministrin tim
Analisti Baton Haxhiu ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar ndër të tjerat qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti kundrejt ndërmjetësit europian të dialogut Miroslav Lajçak.
Sipas Haxhiut, Kurti ka gabuar me deklaratën e tij në konferencën për shtyp të mbajtur një ditë më parë, ku kërkoi largimin e Lajçak nga procesi dhe e akuzoi të dërguarin e BE-së se është pozicionuar krahë serbisë.
Analisti tha se Kurti ehte treguar mashtrues dhe se atij i vjen keq për kryeministrin e vendit të tij.
“Mashtrues. Mua më vjen keq për kryeministrin tim. Sinqerisht më vjen keq. Në këto pozicione politike, kur je i pafuqishëm dhe targeton emra të përveçëm për të fituar vota dhe për të shkatërruar vendin është tragjike.
Lajçak është përfaqësues i 27 vendeve të bashkimit europian. Borrell është ministër i jashtëm i 27 vendeve të bashkimit europian. Mandatin për të negociuar Lajçak ia ka dhënë edhe Amerika, për arsye se është vëzhgues i procesit, për arsye se kanë konsideruar se Kosova dhe Serbia janë dy vende që janë pretendues në Bashkimin Europian dhe i takon Bashkimit Europian ta rregulloj këtë punë.
Mos hyrja e Amerikës në këtë proces direkt është gjithashtu kusht që të largohet Rusia e të mso jetë pjesë e këtij procesi. Këto janë parakushtet e këtij procesi, ndërsa ky del e në konferencë për shtyp kërkon largimin e Lajçakut”,-tha Baton Haxhiu në studion e Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë