“Helsinki” publikon raportin për zgjedhjet e 14 Majit, problematikat e gjetura
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka nxjerrë raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 14 majit që u mbajtën në Shqipëri.
Prej monitorimit të kryer janë konstatuar edhe një sërë problematikash gjatë këtij procesit zgjedhor, duke nisur nga parregullësitë në listat emërore të zgjedhësve tek mosrespektimi i afateve, duke krijaur pabarazi mes subjekteve zgjedhore, thuhet në raport.
Mes të tjerash, në gjetjet e këtij raporti evidentohen parregullsi në shpërndarjen e materialeve zgjedhore si dhe intimidim të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor.
Në qëndrat e votmit, sipas raportit, janë konstatuar persona të paautorizuar duke cënuar kështu lirinë e qytetarëve për të votuar.
Rastet e votimeve familjare janë renditur gjithashtu si një nga problematikat e këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu shkelja e heshtjes zgjedhore nga subjeketet pjesëmarrëse.
Nisja me vonesë e procesit të votimit si pasojë e problematikave me pajisjet e identifikimit elektronik sipas vëzhguesëve të komitetit shqiptar të Helsinkit ka shkaktuar konfuzion tek votuesit.
LEXO GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026