Trendi i kirurgjisë estetike/ 15-vjeçarët duan hundë si Kim Kardashian
Kirurgjia plastike vitet e fundit ka marr një hov të madh, duke u kthyer në një trend për moshat e reja.
Në morinë e tipareve që duan të ndryshojnë, hunda është e para. Në një intervistë për Euronews Albania, kirurgu otorinolaringolog Besim Boçi na rrëfen se kërkesat për të rimodeluar hundën janë gjithmonë në rritje. Ato nisin nga adoleshentët deri tek moshat e rritura, deri në 60 vjeç.
“Kirurgjia estetike e hundës zë vendin e parë, këtu vijnë vajza të reja 15 vjeç e lartë, por ne kemi indikacionet për ndërhyrjet kirurgjikale, kështu që jo të gjitha vajzat arrijnë ta bëjnë”- tha Besim Boçi, kirurg otorinolaringolog.
Në varësi të moshës është e kërkesa. Adoleshentët shkojnë me një foto në duar, të rriturit ia besojnë kirurgut modelin e hundës së tyre.
“Në moshat e vogla vijnë me një model, Kim Kardashian plot raste dhe na e paraqesin atë për hundën e vete, por ne kemi limitet tona pasi çdo hundë duhet të përshtatet me fytyrën e pacientit, moshat më të rritura në pjesën më të madh ja lënë në dorë kirurgut, ne marrim informacion nga pacienti dhe vlerësojmë pritshmëritë e tij dhe në rast se pritshmëritë e tij nuk janë realiste ne e refuzojmë pacientin”- tha Boçi.
Por ky trend në rritje shikohet me shqetësim nga psikologët .
“Shqetësim bëhet kur vajzat në këmbim të kësaj përsosmërie japin origjinalitetin e vet, së dyti bëhet shqetësim kur secila kërkon të ketë të njëjtin tipar me shumë të tjera dhe dashje apo pa dashje shkojnë në njëtrajtësim të portretit të vajzës dhe gruas shqiptar”-tha ajo.
Por mjekët otorinolaringolog, thonë se në disa raste ndërhyrja është e domosdoshme pasi pacientët nuk kanë vetëm deformim të hundës por edhe të funksionit të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë