Aktivistët protestojnë në New York: Mjaft me investime në karburantet fosile

19 Shtator 2023 | 16:55

Mijëra aktivistë të klimës të mbledhur nga e gjithë bota, kryesisht të rinj, u mblodhën në New York për të protestuar kundër investimeve globale në karburantet fosile.

Ata insistojnë që të kenë fjalën e tyre në vendimmarrjen që ka të bëjë me të ardhmen e planetit, duke qenë se sipas tyre e ardhmja duket e zymtë.

 “Ne jemi me të vërtetë të zemëruar që po rritemi në një botë ku të tjerët vendosin për ne, një botë që nuk duket e sigurt për ne, një botë që na bën të ndihemi të përjashtuar dhe një botë me të cilën do na duhet të përballemi.

Dhe si e tillë, në vend që të heqim dorë dhe të lejojmë që të tjerët të vendosin për ne, ne kemi mbushur rrugët për tu siguruar që liderët tanë të kuptojnë që nuk mund ta bëjnë këtë”,- tha John Mejia, aktivist

Ky marsh shënon fillimin e Javës Klimatike në New York. Ky event vjetor, i organizuar me mbështetjen e OKB-së, bën bashkë njerëz nga bota e biznesit, politikës dhe aktivistë, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë me planetin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026