Testohen pajisjet biometrike në Kukës, 45 946 zgjedhës kanë të drejtën e votës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi këtë të martë pajisjet biometrike që do të bëjnë të mundur identifikimin e qytetarëve në zgjedhjet e së dielës për bashkinë e Kukësit.
5 ditë përpara se qytetarët e Kukësit t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka testuar disa pajisje të identifikimit biometrik të cilat do të përdoren në këto zgjedhje të pjesshme.
74 pajisjet elektronike do të vendosen në 74 qendrat e votimit të bashkisë së Kukësit dhe do të bëjnë të mundur identifikimin e qytetarit përmes kartës së identitetit nëse është votues apo jo në këtë bashki.
Të drejtën për të votuar e kanë 45 946 zgjedhës të cilët do t’ju drejtohen qendrat të votimit nga 7 deri në orën 19.00 dhe më pas kutitë e votimit do të dërgohen në KZAZ-ën e vetme të qytetit, numër 11.
Për të marrë drejtimin e qytetit janë në garë 2 kandidatë, nga Partia Socialiste Albert Halilaj dhe nga koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ Emri Vata.
Kukësi shkon në zgjedhje më 24 shtator për shkak se ish kryebashkiaku socialist, Safet Gjici u përfshi në një skandal seksual dhe këshilli i ministrave e shkarkoi nga detyra.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë