Azerbajxhani nis operacion “kundër-terrorizmit” në Nagorno-Karabak
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka thënë se ka nisur operacione “kundër-terrorizmit” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që është nën kontrollin e Armenisë.
Tensionet kanë qenë të larta që disa muaj në këtë enklavë etnike armene, e cila njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Njëmbëdhjetë zyrtarë policorë të Azerbajxhanit dhe civilë është raportuar të jenë vrarë si pasojë e një shpërthimi me mina dhe një incidenti tjetër.
Sirenat ajrore është raportuar të jenë dëgjuar në qytetin kryesor të Karabakut.
Zyrtarë të mbrojtjes armene në rajonin e shkëputur kanë thënë se ushtria e Azerbajxhanit e ka shkelur “armëpushimin në linjat e kontaktit përmes sulmeve me raketa”.
Përfaqësues tjerë të Karabakut kanë përmendur “ofensivë ushtarake të shkallës së gjerë”.
Dy vendet fqinje, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë luftuar dy herë për Nagorno-Karabakun, njëherë në fillim të viteve 1990, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe më pas më 2020.
Prej dhjetorit, Azerbajxhani e ka ndërtuar një bllokadë de-facto në rrugën e vetme që çon në Armeni, e njohur si Korridori Laçin.
Të martën, Ministria e Mbrojtjes në Baku i ka akuzuar forcat armene për “bombardime sistematike” të pozicioneve ushtarake dhe ka thënë se është përgjigjur duke nisur “aktivitete lokale kundër-terrorizmit… për t’i çarmatosur forcat e armatosura armene nga territoret tona”.
Ministria ka insistuar se nuk është duke shënjestrar civilë, por qendra ushtarake, me armë me precizitet të lartë.
Ministria e Mbrojtjes në Armeni ka thënë se pretendimet për sulme armene nuk përputhen me realitetin.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë