Viktor Orbán kërcënon se do të formojë një lëvizje të re, si rivale e Partisë Popullore Europiane
Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka kërcënuar se do të krijojë një lëvizje të re europiane të ekstremit të djathtë, për “tu baraspeshuar me politikat e Macron” dhe bëri thirrje që BE-ja të mbështesë Shtetet e Bashkuara për sa i përket politikave të jashtme, teksa përballet me pyetje në konferencën e tij të përvitshme me gazetarët.
Lideri i Fidesz lavdëroi presidentin Donald Trump dhe kryeministrin Boris Johnson duke i cilësuar si udhëheqës “të rinj” e “të guximshëm”, pasi ka vlerësuar përgjigjen e tyre ndaj Iranit, duke e krahasuar me BE-në, e cila nuk ka qenë “e qartë” mbi këtë çështje.
Gjithashtu, Orbán ka kritikuar ashpër George Soros, duke pretenduar se miliarderi hungarez po ndikonte mbi politikanët e të gjitha institucioneve të BE-së.
Disa nga pikat kryesore për të cilat ka folur Orbán ishin:
- Trajtimi falas i infertilitetit në të ardhmen – por vetëm për hungarezët.
- Brexit do të bëhet një histori suksesi
- Hungaria do vazhdojë të ketë trupa në Irak, për sa kohë të jenë dakord.
- Pellgu i Karpateve mund të prodhojë ushqim dhe ujë të pijshëm për Hungarinë pas ndryshimeve klimatike
- Doktorët dhe infermierët do të kenë rritje rrogash në mënyrë që të mos largohen nga Hungaria
“Partia Popullore Europiane po bëhet më e dobët”
Orbán tha se grupimi i Partisë Popullore Europiane, nga i cili është përjashtuar vitin e shkuar pas publikimit të një posteri elektoral që sugjeronte se Jean-Claude Juncker ishte kontrollohej nga Sorosi, po bëhej tepër liberal dhe socialist.
“PPE po humb influencë, po bëhet më e dobët”, iu tha ai gazetarëve, duke thënë se partia nuk ishte duke bërë mjaftueshëm “për të mbrojtur vlerat”.
“Nëse PPE-ja nuk është e aftë të ndryshojë veten, atëherë ne do të nisim diçka të re në politikën e BE-së për tu baraspeshuar me politikat e presidentit francez Macron” tha Orbán.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta