Plagoset Marjon Mitro, ish-anëtari i bandës së Julian Sinanajt, u qëllua nga një makinë në lëvizje
Marjon Mitro, 49-vjeç, ish-anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, mbeti të martën i plagosur pasi u qëllua nga një makinë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Policia tha se Mitro, jashtë rrezikut për jetën, vajti i plagosur në spital rreth orës 10:00. Ai mori plagë në krah dhe në kokë.
Burime për Euronews Albania thanë se policia po dyshon që autori të jetë larguar nga vendngjarja me një makinë tip fuoristradë “Land Rover”. Kjo pasi një makinë e tillë u gjet e djegur rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Vlorës në fshatin Mesarak të njësisë administrative Armen, Bashkia Selenicë.
Mitro është person i njohur për përfshirjet në disa ngjarje të shkuara kriminale.
Më 27 janar 2014 ai qe arrestuar si i dyshuar në atentatin me eksploziv tip C4 vendosur makinës së ish-prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Konsiderohej ndërlidhës i një grupi prej rreth shtatë personash, mes të cilëve edhe vrasësi me pagesë Julian Sinanaj.
Ky i fundit, pasi bashkëpunoi me autoritetet rrëfeu disa ngjarje të tjera duke përfituar në vitin 2017 dënim të lehtësuar me 30 vite burg – 12 për atentatin ndaj Dervishit.
Për Mitron prokuroria pati kërkuar 26 vite burg, por u dënua me 19 vite. Plagosja e tij ka ngritur dyshimet mbi mënyrën se si është liruar nga burgu, lirim që rezulton të jetë kryer një vit më parë.
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta