Sondazhi i MRB në Euronews Albania, Ben Andoni: Opozita nuk ka ofertën e duhur politike

26 Janar 2021 | 15:43

Gazetari Ben Andoni duke komentuar rezultatin e sondazhit të parë të MRB dhe Euronews Albania thotë se duke se votuesit shqiptar i mungon një ofertë konkrete nga opozita. Vetëm në këtë mënyra tha ai shpjegohet fakti që 41.8% thonë se do të votojnë për PS, por nga ana tjetër 49.35% thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar.

“Ka një paradoks që unë e lidh me ofertën politike që ka sjellë opozita dhe mendimi fokusohet tek PD, që nuk është i duhuri. Është mbyllur janari dhe ata akoma nuk kanë përgatitur strukturën e duhur, listën dhe se si do të bashkëpunojmë me aleatët. Madje edhe për programin ka braktisur të djathtën dhe është afruar në qendër”, u shpreh ai.

Sipas Andonit në të gjitha vendet e Ballkanit ka një refuzim të klasës politike pasi mendojnë se nuk po ecet në rrugën e duhur dhe për këtë arsye ka një pjesë të madhe të qytetarëve që nuk votojnë.

“Është mbi 45% masa e njerëzve që nuk votojnë më. Ata që detyrohen që të votojnë sepse në Ballkan ka skema që të detyrojnë të votojnë, pasi shteti është punëdhënësi më i madh. Problemi më i madh në këtë diferencë që nuk ka logjikë dhe besoj shkon tek kjo”, tha gazetari.

Ben Antoni më tej shtoi se ashtu siç ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, duket se sërish nuk do të votohet për program por për emra të përveçëm. Ndërsa duke komentuar sjelljen që pritet të kenë votuesit besnik të partive, tha se LSI pritet të humbë mbështetje për shkak se ka humbur identitet.

“Me çfarë shikohet do të ndodhi ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e kaluar votohen kundër Berishës, votohet kundër Fatos Nanos, votohet kundër Edi Ramës, nuk votohet për programe. Opozitës i mungon fryma. Votuesit e LSI kanë zhgënjim pasi është sjellë si patericë dhe në momentin më të mirë ka humbur pak identitetin duke shkuar drejt ofertave politike që shkojnë jashtë programit të saj”, përfundoi Andoni.

 

Lexoni gjithashtu:

Sondazhi i jep PS 41.8% të votave, PD me 28.2%, LSI 10.3% – Barometri Politik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026