Rikthehen veprat që grabitën nazistët, trashëgimtarët marrin koleksionin miliona €
7 piktura me vlerë rreth 10 milionë dollarë të grabitura nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore u janë kthyer trashëgimtarëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë rikthyer trashëgimtarëve 7 vepra arti të piktorit ekspresionist Egon Schiele.
Fritz Grünbaum zotëronte 81 piktura të artistit, dhe për më shumë se 20 vjet, trashëgimtarët e tij janë përpjekur të rimarrin artin e plaçkitur gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët dhe që më pas u shit në koleksione të muzeve të ndryshëm në Amerikë.
7 pikturat kanë vlerë monetare 9.5 Milionë $ dhe vepra me vlerën më të lartë është “I Love Antithesis” me vlerë 2.7 Milionë $.”
Muzeu i Artit Modern, Biblioteka & Muzeu Morgan, të dy në Nju Jork, si dhe Muzeu i Artit Santa Barbara në Kaliforni, ku mbaheshin pikturat janë dakorduar t’i dorëzonin vullnetarisht tek prokurorë pasi mësuan se veprat ishin të vjedhura.
Gjatë një ceremonie e cila u konsiderua historike nga Alvin Bragg, Prokurori i Qarkut të Manhattan, shtatë pjesët e Schiele iu dorëzuan familjes.
Veprat e Schiele ishin shpallur “art i degjeneruar” nga Adolf Hitleri. Ato u grabitën nga zyrtarët nazistë pas arrestimit të pronarëve të koleksionit dhe më pas u shitën për të financuar Partinë Naziste.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni