Udhëhiqej nga 2 shqiptarë, shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikut drogës në Spanjë
Policia e Spanjës e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha të fitimeve kriminale.
Lajmi është bërë i ditur nga EUROPOL, ndërsa bëhet me dije se hetimi kishte nisur më 2021, duke u bazuar në një raport, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.
Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga dy shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës.
Ata përdorën të ashtuquajturin “sistem haëala” të bankimit nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetas kinezë.
“Haëaladarët”, me origjinë shqiptare, kryenin transferta dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës. Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale, thuhet në njoftim.
“Rrjetin kriminal e kryesonin dy shtetas shqiptarë, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e togerit dhe kontabilistit. Kurse, dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin si skema për pastrim parash për përfitime nga trafiku i drogës”- thuhet në njoftim.
Më 17 korrik 2023, 27 persona u arrestuan në disa lokacione në gjithë Spanjën, në Alicante, Barcelona, Madrid, Malaga, Seville dhe Valencia.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan orë luksoze dhe stoli me vlerë mbi 400.000 euro, vetura të modelit të lartë, telefona celularë të koduar dhe 615.000 euro para të gatshme.
Sipas hetuesve, rrjeti kriminal ka pastruar para në vlerën e mbi 65 milionë eurove nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh