Çani përplaset me Manjanin dhe Mërtirin: Mua s’më manipulojnë dot, thjesht lojë
Situata në PD dhe reagimi i Ambasadës Amerikane, ishte temë diskutimi mbrëmjen e kësaj të enjtje në emisionin “Now” në Euronews Albania.
Gazetari Arian Çani ka debatuar me analistët Ergys Mërtiri dhe Ylli Manjani për drejtimin e PD.
Çani u është drejtuar duke u thënë se qëllimi justifikon mjetin, referuar bashkëpunimit të mundshëm që mund të ketë Lulzim Basha me Edi Ramën për të nxjerrë jashtë loje Sali Berishën.
Pjesë nga biseda:
Arian Çani: Unë nuk manipulohem nga askush. Jemi njerëz të medias. Ergys, ne jemi spektatorë dhe kemi të drejtë që ta komentojmë lojën.
Arian Çani: Lul Basha ka të drejtë të bëjë gjëra më të rënda se kaq, bile pak po bën. Në politikë nuk ka kufij, qëllimi justifikon mjetin. Nëse është e vërtetë që Basha bashkëpunon me Rmën që të nxjerrë jashtë loje Berishën, duhet ta bëjë sa më shpejtë, se erdhi 2025. Basha ka të drejtë të ketë ambicie.
Ylli Manjani: Basha të dalë me parti të veten dhe jo me partinë që krijoi Berisha, është gafë e rëndë. Le të krijohen parti të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta