Transportonin emigrantë të paligjshëm nga India, përfundojnë në pranga dy persona

23 Shtator 2023 | 09:30

Dy persona të cilët transportonin emigrantë të paligjshëm nga India kundrejt pagesave janë arrestuar këtë të shtunë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër.

Policia bën me dije se atyre u janë sekuestruar automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është siguruar informacion se 2 shtetas po bashkëpunonin për të transportuar kundrejt pagesave, disa emigrantë që synonin të kalonin kufirin, ilegalisht.

Në bazë të këtyre informacioneve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. D., 21 vjeç, banues në fshatin Golem dhe A. Gj., 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër, është lokalizuar dhe ndaluar për kontrolle, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin R. D. dhe ku ishte pasagjër shtetasi A. Gj. Në këtë automjet ishin 3 emigrantë nga India, të cilët po transportoheshin nga 2 të arrestuarit, kundrejt pagesave, me qëllim kalimin e kufirit, në mënyrë të kundërligjshme, me destinacion vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026