Spostohet derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, ja kur do luhet

23 Shtator 2023 | 13:10

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në 19 tetor në “Air Albania Stadium”, kështu ka lajmëruar FSHF me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare.

Spostimi i ndeshjes në këtë datë ka qenë kërkesë si e Partizanit si organizator po ashtu edhe e klubit Tirana, në mënyrë që më shumë tifozë të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nga stadiumi.

Njoftimi i FSHF

Organizimi i derbit të kryeqytetit dhe mbarëvajtja sa më e sukseshme e kësaj ndeshjeje të rëndësishme ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit më të lartë të dy klubeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe drejtuesit e Departamentit të Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Partizani si organizator dhe klubi Tirana kanë bërë kërkesë që ndeshja Partizani-Tirana e vlefshme për javën e gjashtë të Abissnet Superiore, e planifikuar për tu luajtur më datë 26 shtator, të spostohet për datë 19 tetor 2023, që ti japë mundësi tifozëve të shumtë të të dy klubeve ta ndjekin ndeshjen në “Air Albania Stadium”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026