Përplasja e Ramës me delegacionin rus, Shtuni: Kurajoz, mbrojti dinjitetin e vendit
Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania” ku komentoi performancën e Shqipërisë në moderimin e Debatit të Nivelit të Lartë mbi Ukrainën, që u mbajt këtë javë në Këshillin e Sigurimit.
Shtuni vlerëoi me nota pozitive punën e bërë nga ekipi shqiptar, por dhe performancën e kryeministrit Rama gjatë përballjes me delegacionin rus.
Ai nënvizoi se kryeministri i Shqipërisë bëri një reagim kurajoz dhe mbrojti jo vetëm dinjitetin e Ukrainës por dhe të Shqipërisë.
“Ambasadori Hoxha ka bërë një punë mjaft të mirë, bashkë me stafin e tij mbështetës të cilin unë e përshëndes. Ishte një reagim mjaft i mirë i kryeministrit, dinjitoz, kurajoz, parimor që i dha një mbështetje Ukrainës, por mbrojti dinjitetin e Shqipërisë në këtë forum mjaft të rëndësishëm të sigurisë në nivel botëror. Sa i përket reagimit të ambasadorit rus, ai bëri zhurmuesin dhe kërkoi të sabotonte fjalimin e Zelenskyt. Aq i mbeti të bënte, të merrej me protesta të natyrës proceduriale se kush e kishte fjalën i pari. Nuk u mor me esencën e saj që ishin mbledhur të gjithë ata zyrtarë të lartë të disa shteteve për të diskutuar, që është dhunimi prej 600 ditësh që është duke i bërë Rusia jo vetëm Ukrainës, vrasjes së civilëve, por dhe shkeljet e të drejtës ndërkombëtare dhe kartës së OKB. Nuk i ngelej gjë tjetër veçse të merrej me rendin e fjalës së viktimës së tyre ndërkohë që këta janë xhelati”, tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta