“Lupin” korr sukses në Netflix, arrin 70 milionë shikues
“Lupin”, seriali i prodhuar nga Netflix, një version modern i historisë së hajdutit më të dashur francez, me aktor kryesor Omar Sy, ka arritur 70 milionë shikues në mbarë botën në muajin e parë të transmetimit, duke vendosur rekord për shfaqjet franceze.
Seriali dhe personazhi frymëzohen nga një hero i letërsisë së fillim-shekullit të njëzetë, i sjellë në jetë nga Maurice Leblanc. Mbesa e tij ka parë versionin e përshtatur.
“Është gazmor dhe i punuar bukur. Episodi i parë mu duk disi i dhunshëm. I dyti është më i qetë dhe më në frymën e asaj që bënte Maurice Leblanc. Por natyrisht, meqë është modernizuar, nuk është më në kontekstin e vetë. Është vështirë të krahasohet. Omar Sy nuk është Arsène Lupin. Ai është një produkt i Arsène Lupen dhe vjedh sipas mënyrës së tij”, tha Florence Leblanc.
“70 milionë, kjo është çmenduri”, shkruante Omar Sy në Twitter. “Krenar që ‘Lupin’ është seriali i parë francez që ka arritur një sukses të tillë ndërkombëtar.”
Libri i vitit 1905, mbi të cilin bazohet seriali, është ngjitur në majat e librave më të shitur në faqen e Amazon në Francë, që prej publikimit të serialit televiziv.
“Ishte e qartë që seriali kishte nxitur shitjen e librit. Libri që ne shohim rregullisht në duart e Omar Sy dhe djalit të tij në serial tashmë është jashtë stokut. Presim për rishtypjen e tij dhe ndërkohë, ne, për të ndjekur këtë lëvizje dhe për të përfituar nga tërheqja e të rinjve ndaj këtij libri, kemi rekomanduar një seri të tërë librash”, thotë amanda Spiegel.
Triumfi i “Lupin” në Netflix, pas serialit “La Casa de Papel”, ilustron fundin e sundimit amerikan mbi prodhimet televizive, një lëvizje e zhvilluar më tej nga platformat dhe ambicia e re e aktorëve europianë, latino-amerikanë ose koreanë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona