Manchester United ndalet nga vendi i fundit në kampionat, debutim pa gola i Tuchel te Chelsea
Manchester United u ndal befasisht 2-1 nga vendi i fundit në renditje Sheffield United duke humbur mundësinë për të rimarrë vendin e parë të kryesimin.
Në Old Trafford skuadra e Ole Gunnar Soslkjaer kërkonte tre pikët për t’i rimarrë kreun Manchester City-it, mirëpo ajo u shtang në më pak se 30 minuta nga një gol i Kean Bryan.
Anthony Martial pa një gol t’i anulohej, ndërsa Harry Maguire barazoi përkohësisht.
Miqtë u përgjigjën 16 minuta më vonë me Oliver Burke, i cili realizoi golin e fitores së parë të Sheffield ndaj United-it që prej vitit 1992.
Sheffield në 19 ndeshje kishte marrë vetëm pesë pikë duke regjistruar formën më të keqe të gjithë historisë së kampionatit kryesor anglez që prej ri-formatimit të saj. Por kritikët sportivë shohin një problem më të madh te United se sa vetëm humbja me vendin e fundit.
“Djajtë e Kuq” kanë humbur deri më tani këtë sezon katër ndeshje në shtëpi, çka është rezultati më negativ që prej vitit 2014 ku skuadra drejtohej nga David Moyes.
Paralelisht në ndeshjet e tjera të së mërkurës, ndeshja e parë e Thomas Tuchel në drejtimin e Chelsea-it u mbyll pa gola përballë Wolves-it, ndërsa Leicester u ndal 1-1 me Evertonin.
Kështu Manchester City ka mundësi të zgjerojë më tej kryesimin e kampionatit ndërsa në fundjavë ndeshet pikërisht me Sheffield United-in.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera